Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka kundërshtuar projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka kundërshtuar projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së

Ambasadori i ri i Gjermanisë,  në Kosovë, Jörn Rohde, ka kundërshtuar projektligjin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kohë më parë ambasadori amerikan kishte thënë se projektligji “e kriminalizon lirinë e shprehjes, frikëson qytetarët dhe është i kushtueshëm. Ligji largon nga përpjekjet praktike për ta kuptuar dhe mësuar historinë e Kosovës”. Ndërkaq, Rohde ka shkruar se pajtohet me Kosnettin, teksa ka bërë thirrje për mbrojtjen e lirisë së shprehjes. “E ndaj mendimin me kolegun tim amerikan për këtë projektligj. Në një shoqëri demokratike, rrallë është ide e mirë që të shtypen diskutimet duke i kufizuar ato nëpërmjet një ligji penal”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari kërkoi të ju ndërprehet fjala deputetëve të opozitës

Seanca e sotme e radhës për konstituimin e Kuvendit ka filluar me tensione mes deputetëve …