Jeffry Hovenier

Ambasadori, Jeff Hovenier, ka kërkuar sërish që të shtyhet vendimi për mospërdorimin e dinarit serb në vendin tonë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka kërkuar sërish që të shtyhet vendimi për mospërdorimin e dinarit serb në vendin tonë. Ai në një postim të tij ka bërë të ditur se ka pasur  një takim frytdhënës me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismailin.  Unë i përsëris shqetësimet e Amerikës  rreth zbatimit të rregullores së ndryshuar në operacionet me para. Ne bëjmë thirrje që ky implementimi të shtyhet në mënyrë që të lejojë kohë të mjaftueshme për tranzicion efikas dhe për komunikim publik që të zbuten impaktet negative te qytetarët”, ka shkruar, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

AAK refuzon dialogun për Presidentin, Gjini kritikon qasjen e Kurtit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se subjekti i tij …