Ambasadori, Jorn Rohde ka thënë se Gjermania është për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës por disa hapa të ndërmarr nuk dërgojnë drejt heqjes së tyre. Ai ka theksuar se ndërtimi i urave në Mitrovicë gjatë kohës së zgjedhjeve lokale nuk janë veprime që e lehtësojnë gjendjen atje. “Ndërtimi i urave nuk është një mjedis lehtësues. E ka farën e eskalimit. Situatat janë gjithmonë ndryshe, por e keni një kryetar në veri që nuk e përfaqëson popullin. Nuk mund të thoni se një kryetar komune me 2 për qind e përfaqëson popullatën”. Prapë, ndërtimi i urave në këtë kohë, përpara zgjedhjeve është një hap eskalues i cili nuk sjell një mjedis ku mund t’i heqim masat. Ne si Gjermani jemi në favor të heqjes së masave. E dini që në BE ka disa skeptikë dhe ishim t’i largonim masat vitin e kaluar por ndodhën disa veprime të pakoordinuara dhe disa vende thanë se ndoshta nuk është rruga e duhur” ka theksuar ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, , Jorn Rohde.
