Ambasadori, Pavel Bilek tha se liberalizimi i vizave për Kosovën është në agjendën kryesore të Presidencës çeke

Ambasadori, Pavel Bilek tha se liberalizimi i vizave për Kosovën është në agjendën kryesore të Presidencës çeke

Ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek, ka folur për prioritetet e shtetit të tij gjatë kryesimit të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian. Bilek ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është në agjendën kryesore të Presidencës çeke. “Jemi të gatshëm që të nisim debat në të gjitha organizmat punues të Këshillit të BE-së. Megjithatë, dua që të ju rikujtoj, se vendimi për këtë është në dorën e vendeve anëtare. Por ende e shoh një rol të rëndësishëm për liderët e Kosovës. Ata duhet të vazhdojnë të bisedojnë me vendet anëtare në lidhje me dyshimet e tyre dhe të sjellin argumente konkrete në mënyrë që t’i bindin ata”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …