Në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë është diskutuar për masat e BE-së ndaj Kosovës dhe Këshillin e Evropës

Ambasadori Rohde: Kur nuk arrihet synimi, duhet ndryshuar strategjia – Kosova po godet nën brez

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar situatën e tensionuar politike në vend, veçanërisht ngërçin institucional që ka bllokuar formimin e Qeverisë dhe Kuvendit të ri. Kur një strategji nuk prodhon rezultat, ajo duhet ndryshuar. Duke folur konkretisht për kandidatin që po pengon vazhdimin e procesit institucional, ai sugjeroi ndërrimin e tij si hap të domosdoshëm për të dalë nga kriza, tha Rohde. Ambasadori gjerman kritikoi edhe qasjen politike në Kosovë, duke thënë se aktualisht vendi po përdor “goditje nën brez”, ndërsa kërkoi një sjellje më të përgjegjshme dhe politike që synon zgjidhje reale dhe jo bllokada, përfundoi Rohde.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami, duke bërë thirrje për më shumë unitet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Bashkësia Islame e …