Jorn Rohde

Ambasadori Rohde: Politikanët në Kosovë të vendosin shtetin para partisë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë thirrje për formimin urgjent të institucioneve, duke theksuar se interesat shtetërore duhet të vendosen mbi ato partiake. Pas dështimit të 22-të për konstituimin e Kuvendit, Rohde tha se kjo bllokadë po dëmton rëndë imazhin e Kosovës në sytë e bashkësisë ndërkombëtare. Ai paralajmëroi se mungesa e institucioneve pengon edhe përfitimet nga programet si Plani i Rritjes i BE-së. “Njerëzit e kanë kryer detyrën me 9 shkurt, tani është radha e politikanëve të veprojnë,” theksoi Rohde. Ai kritikoi mungesën e kompromisit mes partive, duke e krahasuar me Gjermaninë, ku institucionet u formuan shpejt pas zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Sipas nënkryetarit të VV-së, Glauk Konjufca, fajtore për krizën e rëndë politike janë Gjykata Kushtetuese dhe opozita

Gjatë fjalës së tij para anëtarëve të Këshillit drejtues të partisë Vetëvendosje, nënkryetari i saj, …