Ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie: Shfuqizimi i Speciales e largon Kosovën nga Evropa dhe SHBA-ja

Ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie: Shfuqizimi i Speciales e largon Kosovën nga Evropa dhe SHBA-ja

Ambasadori i SHBA-së, në Prishtinë Greg Delawie ka kërkuar të mos shfuqizohet vendimi për Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se nëse një veprim i tillë ndodhë, atëherë, Kosova do të shënonte një pikë kthese larg sundimit të ligjit, BE-së dhe SHBA-së.

“Një vendim për revokimin e Gjykatës Speciale do të shënonte një pikë kthese larg sundimit të ligjit, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. #Kosovë, mos e zgjidhni atë të ardhme për fëmijët tuaj!”, ka shkruar Delawie, në Twitter. Ky reagim i Delawiet vjen vetëm një orë pas një shkrimit të kryetarit Hashim Thaçit, i cili i quajti spekulime paralajmërimet e ambasadorëve se Kosova po izolohet në rast se shfuqizon Gjykatën Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Kriza institucionale në Kosovë po thellohet, pasi edhe në seancën e sotme parlamentare dështoi përpjekja …