Ambasadori shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi: Kosova dhe Shqipëria janë të bashkuara, kanë synim BE-në

Ambasadori shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi: Kosova dhe Shqipëria janë të bashkuara, kanë synim BE-në

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, shënoi 105 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë eveniment të ftuar ishin mbi 1500 zyrtarë të lartë të shtetit dhe përfaqësues të tjerë. Shënimi i përvjetorit u mbajt sonte në sallën e panaireve ndërkombëtare. Ambasadori shqiptar, Qemal Minxhozi duke folur për historinë shqiptare ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë të bashkuara dhe kanë synim rrugëtimin e tyre në Bashkimin Evropian. Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se gjaku, flamuri dhe gjuha “na kanë bërë shqiptarë, por me u ndier krenar me këtë komb është fuqia dhe përcaktimi drejt proceseve euroatlantike”, raporton KosovaPerss.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …