Yuri Kim:

Ambasadorja Yuri Kim u ka bërë thirrje atyre që po minojnë reformën në drejtësi, t’i ndalojnë shpifjet dhe kërcënimet

Ambasadorja amerikane në Shqipëri u ka bërë thirrje të  gjithë atyre që po minojnë reformën në drejtësi, të ndalojnë shpifjet dhe kërcënimet. Zonja  Kim është treguar e ashpër me ata që po shtojnë përpjekjet për të penguar Vetting-un në drejtësi në një kohë kur reforma po jep gjithnjë e më shumë rezultate. Pa përmendur asnjë person konkret, ambasadorja thotë se veprimet e këtyre individëve nuk janë aq të fshehura sa ata mendojnë. “Teksa reforma në drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kyç përfshirë Vetting-un. Ata që angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, oferta korruptive duhet të ndalojnë. Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura sa mendoni. Diplomatja amerikane shton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të mbështesin fuqishëm zbatimin e Reformës në Drejtësi, si një prej çështjeve thelbësore të sigurisë kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Grejqevci: Liria e mediave dhe Radio Kosova e Lirë

Janë disa data që të sjellin në mendje ngjarje interesante dhe shumë mbresëlënëse! 3 Maji, …