Amer Alija nga Fondi për të drejtën humanitare bën me dije se gjykimet për krime lufte zgjasin shumë

Amer Alija nga Fondi për të drejtën humanitare bën me dije se gjykimet për krime lufte zgjasin shumë, sidomos në tribunalet ndërkombëtare, praktikë që sipas tij tash po e ndjek edhe Gjykata Speciale. Përderisa për 4 muaj të procesit gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e  Selimit dhe të tjerëve, kanë dëshmuar vetëm 15 dëshmitar, me mbi 300 dëshmitarë të tjerë të paralajmëruar, ky proces pritet që të zgjasë edhe të paktën 5 vite, vetëm në shkallën e parë. Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin i pret një proces maratonik përpara, që do të marrë vitet të tëra, ka deklaruar ai. Gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së, ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse, ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …