leoni

Amerika i bën thirrje Kosovës që t’i dëgjojë këshillat e partnerëve të saj më të afërt, në mënyrë që të garantojë rezultate pozitive

Zëvendës-ndihmësja e sekretarit amerikan të Shtetit në Byronë për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nikol Çalik, tha se është e rëndësishme që Kosova të bashkëpunojë me partnerët e saj për të forcuar kandidaturën për anëtarësim në të gjitha institucionet euroatlantike, ashtu si edhe në Këshillin e Evropës. Ajo deklaroi  se vizion i Amerikës për Kosovën është që ajo të jetë pjesë e institucioneve euroatlantike. Ne i bëjmë thirrje Kosovës që t’i dëgjojë këshillat e partnerëve të saj më të afërt, në mënyrë që të garantojë një rezultat pozitiv kur del në një votim. Gjatë vizitës në Kosovë, zonja Çalik  u takua me kryetaren Vjosa Osmani, dhe me kryeministrin Albin Kurti, të cilëve  u ka shprehur shqetësimet e partnerëve evropianë në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, që e ndalon përdorimin e dinarit serb.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …