leoni

John Kerry

Amerika ka falënderuar Shqipërinë për kontributin në strehimin e muxhahedinëve iranianë

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerry, përveç situatës në Siri dhe zhvillimeve në marrëdhëniet me Rusinë, i ka kushtuar një vëmendje të rëndësishme Shqipërisë, duke e falënderuar për kontributin lidhur me strehimin e rreth 3000 anëtarëve të opozitës iraniane. Vizitova Tiranën gjatë këtij viti dhe diskutova me qeverinë shqiptare, se si mund t’i asistojmë për lehtësimin e transferimit dhe zhvendosjes së grupit të fundit të opozitës iraniane, pjesë e Kampit të Lirisë. Shqipëria ka një traditë të hershme në mbrojtjen e komuniteteve vulnerabël, siç ka gjatë konfliktit në Kosovë dhe në mbrojtjen e një numri të madh herbrenjsh gjatë Luftës së Dytë Botërore. Jam shumë mirënjohës që edhe në këtë rast, Shqipëria ishte e gatshme të luante një rol të rëndësishëm humanitar”, tha Kerry. Ai është zyrtari më i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që falënderon publikisht Shqipërinë për ndihmën e dhënë, por nuk kanë munguar dhe zëra si senatori John McCain, i cili vetëm një ditë pas mbërritjes së muxhahedinëve në Tiranë, falenderoi publikishte qeverinë shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …