Ana Bërnabiq

Ana Bernabiq: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për ditë po e cenon paqen dhe stabilitetin

Pas  suspendimit të  kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë,  nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka reaguar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po cenon paqen dhe stabilitetin në baza ditore. Ajo ka thënë se me këtë veprim, Marrëveshja e Brukselit ka vdekur. Po ashtu zonja Bernabiq nuk është ndalur me retorikën e saj të njohur se gjoja po vazhdon dhuna brutale ndaj serbëve në Kosovë. Me çdo vendim, Kurti cënon paqen dhe stabilitetin në baza ditore, shkel marrëveshjet ndërkombëtare dhe mohon të drejtat themelore të njeriut për pjesëtarët e popullit tonë në Kosovë. Marrëveshja e Brukselit ka vdekur”, ka shkruar Bërnabiq.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Mos prekni vijën e shenjtë mes luftës dhe pasluftës, drejtësia s’mund të shndërrohet në rishkrim historie

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të atyre …