Serwer

Analisti amerikan, Daniel Serwer, konsideron se presidenti serb Vuçiq nuk do t’i pranojë kërkesat e Kosovës

Analisti amerikan, Daniel Serwer,  ka vlerësuar se kërkesat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj Serbisë janë të arsyeshme dhe paqësore, megjithatë, sipas tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk ka gjasa t’i pranojë ato. Serwer ka komentuar tri kushtet e Kurtit, të cilat përfshijnë: dorëzimin e Milan Radoiçiqit, një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë, dhe tërheqjen e letrës nga kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ku refuzohet njohja e pavarësisë së Kosovës, ulësja në OKB dhe respektimi i integritetit territorial të Kosovës. Sipas Serwer, kërkesat e Kurtit janë të drejta dhe të lehta për t’u përmbushur. Ai theksoi se dy nga këto kërkesa kërkojnë vetëm nënshkrim, ndërsa dorëzimi i Radoiçiqit lidhet me krime të kryera në Kosovë. Por Serwer paralajmëroi se Vuçiq nuk do t’i pranojë këto kërkesa, pasi ato nënkuptojnë njohjen e sovranitetit të Kosovës, një hap që Serbia nuk është e gatshme ta bëjë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …