Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Analisti dhe ish-diplomati, Avni Arifi shpreh dyshime se fjalimet e Albin Kurti, duket sikur janë pasojë e substancave narkotike

Analisti, Avni Arifi, ka folur për mënyrën e të shprehurit të kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore, duke e cilësuar atë si të pazakontë dhe shqetësuese. Arifi tha se retorika e Kurtit është e pandershme dhe shumë e rrezikshme, duke shtuar se një kryeministër, pavarësisht emocioneve, nuk duhet të shprehet në mënyra të tilla. Duket sikur një person që është nën substanca narkotike, apo të jep atë përshtypje. Unë nuk po them që është, por mënyra e tij e të shprehurit të lë të mendosh kështu, tha Arifi. Ai shtoi se kjo mund të jetë rezultat i frikës, stresit të madh ose vështirësive me mbushjen e sallave gjatë fushatës. Kritikat e Avni Arifit, në emisionin, Rubikon,  kanë nxitur reagime dhe diskutime mbi tonin dhe strategjinë e komunikimit të Kurtit, në këtë periudhë zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Enver Hoxhaj: Partitë opozitare duhet të shohin mënyrën e re të bashkëpunimit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vlerësuar se partitë opozitare duhet të …