Andin Hoti i dërgon letër, përfaqësues së BE-së, Kaja Kallas, ku kërkon hapjen e arkivave të Serbisë

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka dërguar një letër drejtuar Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, duke kërkuar hapa konkretë për të detyruar Serbinë të hapë arkivat shtetërore dhe të bashkëpunojë në zbardhjen e fatit të 1 mijë 591 qytetarëve të zhdukur gjatë luftës së vitit 1998-1999. Në këtë letër, Hoti kërkon hapjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të arkivave shtetërore të Serbisë, përfshirë ato ushtarake, policore dhe të inteligjencës, të cilat përmbajnë informacione kyçe mbi vendndodhjen e të zhdukurve. Ai gjithashtu kërkon bashkëpunim të plotë për zbardhjen e rolit të forcave paramilitare dhe bashkëpunëtorëve serbë në ekzekutimin dhe zhdukjen e shqiptarëve gjatë luftës. Pavarësisht miratimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur në vitin 2023, Serbia vazhdon të bllokojë përpjekjet për zbardhjen e fatit të të zhdukurve, duke shkelur detyrimet ndërkombëtare. Hoti theksoi se Bashkimi Evropian ka një rol kyç në sigurimin e përpjekjeve për zgjidhjen e këtij problemi dhe në detyrimin e Serbisë për të përmbushur angazhimet e saj morale dhe ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …