Andin Hoti: Serbia nuk e ka zbatuar marrëveshjen për personat e zhdukur dhe është duke e zvarritur procesin

Përkundër marrëveshjes së nënshkruar dy vjet më parë mes Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur, procesi mbetet i bllokuar, pa ndonjë hap konkret për zbatimin e tij. Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur në Kosovë, shpreh zhgënjimin e tij për mungesën e përparimit dhe përpjekjet e Serbisë për të ndryshuar deklaratën për personat e zhdukur duke kërkuar që të përfshihet edhe UNMIK-u, një institucion që Kosova e konsideron si të panevojshëm në proces. Deklarata për personat e zhdukur, e miratuar më 2 maj dy vite më parë, kishte për qëllim krijimin e një Komisioni të Përbashkët të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe vëzhguar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.  Serbia nuk ka zbatuar marrëveshjen dhe është duke zvarritur procesin, theksoi Hoti, duke shtuar se presioni ndaj Bashkimit Evropian nuk ka dhënë ndonjë rezultat të dukshëm. Ai nënvizoi edhe mungesën e ndonjë ndërhyrjeje efektive nga BE-ja për të imponuar respektimin e marrëveshjes nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …