Anthony Blinken

Antony Blinken, ka uruar Serbinë në ditën e shtetësisë dha ka kërkuar nga ajo njohjen e Shtetit të Kosovës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar Serbinë në ditën e shtetësisë dhe ka kërkuar  nga ajo edhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Kosovën dhe njohjen e saj si shtet të pavarur dhe sovran. “Vendet tona kanë ndërtuar lidhje të forta gjatë 140 viteve të fundit dhe Shtetet e Bashkuara presin të ndërtojnë një të ardhme edhe më të ndritshme së bashku si partnerë në Evropë dhe në skenën globale. Ne jemi të përkushtuar të mbështesim synimin e Serbisë për integrimin evropian dhe inkurajojmë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke me Kosovën, e cila do të nxisë siguri dhe stabilitet më të madh në rajon. Partneriteti ynë ekonomik me Serbinë u rrit ndjeshëm në vitin 2021, me investime të reja në sektorët e infrastrukturës, teknologjisë dhe bujqësisë. Ne gjithashtu rritëm bashkëpunimin tonë dypalësh të mbrojtjes, duke festuar 15-vjetorin e programit të partneritetit shtetëror, duke mbajtur një stërvitje të rëndësishme dypalëshe ajrore dhe duke kryer konsultime ushtarake dypalëshe të nivelit të lartë”, është thënë në njoftimin e Departamentit Amerikan i Shtetit. Ditë më parë një urim me një përmbajtje të tillë  ia kishte drejtuar Serbisë edhe kryetari Xho Bajden bashkë me kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Priten protesta masive pas deklaratave fyese të ministrave të Albin Kurtit dhe arrestimit pa shkas të Faik Fazliut

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” nga Liria ka Emër: thirrje për pjesëmarrje masive më 17 shkurt

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur mbështetjen e saj …