Antigone Qeriqi Salihu: Babi, tre muaj pa ty

Sa me fat jam që kam pasur një baba kaq të veçantë, e që kaq shumë më mungon. Edhe pse e urrej që nuk je më me mua, jam e lumtur që ke gjetur paqe. Babi, ti gjithmonë më mbroje dhe më doje. Ti gjithmonë do të jesh në zemrën time. Kujtimet për ty do të mbeten dhe do të më ndihmojnë të kaloj kohët e vështira. Një baba që më mësove si të përballem me jetën. Jam mirënjohëse për të gjitha mësimet që më dhe. Ti ke qenë gjithmonë model për mua me forcën dhe guximin tënd. Gjithmonë do të të mbaj në zemër si heroin tim. Më mungon shumë, por e di që tani je në një vend të qetë.

BABI

Shpresë e madhe për një shërim,
shpresë e dëshiruar për disa vite,
shpresë e këndshme për disa muaj,
shpresë e qetë për disa javë,
shpresë e dëshpëruar për të parë të nesërmen…

Kur shpresuam për një shërim,
kishin mbetur edhe disa vite.
Kur shpresuam për vite,
kishin mbetur vetëm muaj.
Kur shpresuam për muaj,
mbetën vetëm disa javë.

Dhe kur dëshironim për disa javë të tjera të bukura,
filluan ditët e tua të fundit në këtë jetë.
Ditët u bënë orë, orët – minuta, minutat – sekonda…

Dhe kështu, asnjë nga shpresat tona nuk u përmbush.
Me vdekjen nuk mundem të negocionim,
por ajo të shpëtoi nga vuajtje edhe më të mëdha…

Më mungon, babi
Të dua, babi…

Faleminderit që ke qenë gjithmonë aty për mua.

Kontrolloni gjithashtu

Nesip Kaçi: JANAQ PAÇO, EMBLEMA E SKULPTURËS MODERNE SHQIPTARE

Nesip Kaçi: JANAQ PAÇO, EMBLEMA E SKULPTURËS MODERNE SHQIPTARE

Për  ”Skulptorin e Popullit “  Janaq Paço janë shkruar  disa libra dhe monografi  nga autorë …