Anu Prattipati: ShBA-të kërkojnë aleatë të fortë, Kosova të zgjidhë ngërçin politik

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka thënë se ngërçi politik po i kushton Kosovës me humbje të mundësive. Ajo theksoi se administrata Trump kërkon aleatë të fortë dhe të besueshëm, ndërsa një vend pa institucione funksionale nuk mund të jetë partner i tillë. Ajo paralajmëroi se kompanitë amerikane mund të tërhiqen nga investimet për shkak të pasigurisë politike. Sipas saj, është përgjegjësi e liderëve të Kosovës të gjejnë zgjidhje, pasi SHBA nuk mund të marrë vendime në vend të tyre. Prattipati kritikoi gjithashtu veprimet e njëanshme të qeverisë në veri, duke kërkuar koordinim me komunitetet lokale dhe përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Ajo theksoi se të gjitha partitë, përfshirë ato të serbëve të Kosovës, duhet të marrin pjesë në procesin demokratik.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: LDK po shndërrohet në patericë të pushtetit, Abdixhiku ofroi menjëherë ndihmë për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar me tone kritike zhvillimet e fundit në …