Aplikimet për grante dhe subvencione janë duke vazhduar

Aplikimet për grante dhe subvencione janë duke vazhduar. Stafi i Drejtorisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Deçanit po punon për ti plotësuar nevojat e bujqve  dhe për t’ju shërbyer me efikasitet dhe siguri, stafi i Drejtorisë së Bujqësisë po punon në tri zyra, në katin e dytë në zyrën nr. 31 dhe në katin e tretë në zyret nr. 34 dhe 53. Afati i aplikimit për subvencione është deri me datë 14 gusht, ndërsa për grante deri me datë 20 gusht. Vini maskën, ruani distancën dhe mos hezitoni të vini, të diskutojmë bashkë mbi procedurat dhe kriteret në mënyrë që të aplikoni me kohë dhe konform rregullave. Grantet dhe subvencionet janë për ju ashtu siç̧ ne jemi aty për t’u shërbyer juve.

Ju mirëpret, stafi i DBPZHR – Deçan çdo dit pune nga ora 08:00-16:00.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …