FSK viziton shërbimin mjekësor të ushtrisë gjermane në Berlin, thellohet bashkëpunimi me Bundeswehrin

Një delegacion i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar një vizitë zyrtare në shërbimin mjekësor të Bundeswehr në Berlin, me ftesë të shefit të këtij shërbimi në ushtrinë gjermane. Gjatë vizitës, delegacioni i FSK-së mori pjesë në DV-DAY të ushtrimit mjekësor MEDVAL QUADRIGA 2026, ku u prezantuan nga afër procedurat e trajtimit dhe evakuimit të ushtarëve të lënduar në situata operative. Në kuadër të këtij ushtrimi, pjesëmarrësit patën mundësi të ndjekin të gjithë zinxhirin e trajtimit mjekësor, nga ndihma e parë në pikën e lëndimit, grumbullimi i pacientëve, evakuimi mjekësor deri te trajtimi dhe rehabilitimi përfundimtar në kapacitetet mjekësore ushtarake nga niveli ROL 1 deri në ROL 4, si dhe procedurat e evakuimit strategjik. Gjatë qëndrimit në Gjermani, delegacioni i FSK-së zhvilloi takime edhe me përfaqësues të NATO dhe të Qendra e NATO-s për Ekselencë, si dhe me delegacione të shërbimeve mjekësore të ushtrive partnere që morën pjesë në këtë aktivitet. Në përfundim të vizitës, përfaqësuesit e FSK-së falënderuan gjeneral-lejtnantin Hoffmann për mbështetjen e vazhdueshme që ushtria gjermane po i jep zhvillimit të kapaciteteve të shërbimit mjekësor të FSK-së, duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Një delegacion i Forca e Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar një vizitë zyrtare në shërbimin mjekësor të Bundeswehr në Berlin, me ftesë të shefit të këtij shërbimi në ushtrinë gjermane. Gjatë vizitës, delegacioni i FSK-së mori pjesë në DV-DAY të ushtrimit mjekësor MEDVAL QUADRIGA 2026, ku u prezantuan nga afër procedurat e trajtimit dhe evakuimit të ushtarëve të lënduar në situata operative. Në kuadër të këtij ushtrimi, pjesëmarrësit patën mundësi të ndjekin të gjithë zinxhirin e trajtimit mjekësor, nga ndihma e parë në pikën e lëndimit, grumbullimi i pacientëve, evakuimi mjekësor deri te trajtimi dhe rehabilitimi përfundimtar në kapacitetet mjekësore ushtarake nga niveli ROL 1 deri në ROL 4, si dhe procedurat e evakuimit strategjik. Gjatë qëndrimit në Gjermani, delegacioni i FSK-së zhvilloi takime edhe me përfaqësues të NATO dhe të Qendra e NATO-s për Ekselencë, si dhe me delegacione të shërbimeve mjekësore të ushtrive partnere që morën pjesë në këtë aktivitet. Në përfundim të vizitës, përfaqësuesit e FSK-së falënderuan gjeneral-lejtnantin Hoffmann për mbështetjen e vazhdueshme që ushtria gjermane po i jep zhvillimit të kapaciteteve të shërbimit mjekësor të FSK-së, duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …