Apostolova dhe Minxhozi trimëruan dialogun Kosovë-Serbi

Apostolova dhe Minxhozi trimëruan dialogun Kosovë-Serbi

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, zhvilloi një takim pune me mmbasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi. Ata shkëmbyen mendime për situatën politike në vend dhe inkurajuan vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, për të kapërcyer problematikën e krijuar muajt e fundit. Po ashtu u shprehën për një angazhim të të gjitha forcave politike në vend për arritjen e një konsensusi dhe realizimin e një plan veprimi të përbashkët. Kjo do të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve që janë agravuar midis dy palëve. Bashkëbiseduesit theksuan nevojën e ngritjes së urave të bashkëpunimit dhe jo të mureve ndarëse, për të përmbushur kështu aspiratën e qytetarëve të Kosovës për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian.  ​

Kontrolloni gjithashtu

Mosmarrëveshjet VV – Nisma: bashkëpunim i pamundur për Qeverinë Kurti 3

Në skenën politike kosovare po vazhdojnë debatet për mundësinë e krijimit të Qeverisë së tretë …