leoni

Arben Fetoshi: Kosova do të përballet me kërcënime serioze ndaj integritetit të zgjedhjeve të 12 tetorit

Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi ka paralajmëruar se Kosova do të përballet me kërcënime serioze ndaj integritetit të zgjedhjeve të 12 tetorit. Ai ka shtuar më tutje se Serbia do të synojë të ndikojë në procesin zgjedhor përmes manipulimeve, presioneve dhe ndërhyrjeve kibernetike, duke fuqizuar Listën Serbe si instrument politik në Kosovë. “Sipas gjitha gjasave po, ashtu si në të kaluarën edhe kësaj radhe në institut jemi duke u përpjekur që ta monitorojmë intenzivisht çfarëdo aktivitet që konsiston në minimin e integritetit të procesit zgjedhor të 12 tetorit në Kosovë. Jemi të bindur që do të shohim të njëjtat aktivitet kërcënuese dhe minuse për integritetin e zgjedhjeve. Jemi të bindur që institucionet e Kosovës duhet të jenë vigjilente në kuptimin e parandalimit të çfarëdo sulmi eventual kibernetik që mund të na vijë nga Serbia. Gjatë intervistës për Ekonomia Online Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të jenë vigjilente përballë këtyre sfidave dhe ka theksuar se bashkëpunimi me aleatët ndërkombëtarë mbetet thelbësor për të mbrojtur demokracinë dhe proceset zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitë e diplomatëve ndërkombëtarë sfidojnë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Që nga 15 shtatori, muret e Gjykatës Speciale në Hagë janë tronditur nga dëshmitë e …