Tema të tjera...
Gjykata Speciale cakton për 14 korrik shpalljen e aktgjykimit të Apelit në çështjen Pjetër Shala
08/07/2025
Marta Kos: Serbia përballet me sfida serioze – anëtarësimi në BE kërkon përmbushje të detyrimeve
08/07/2025
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se nuk parasheh pasoja juridike për deputetët në rast se brenda 30 ditëve nuk respektohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Ai tha se në këtë rast nuk ka fajtor kolektiv dhe se çështja është më shumë politike sesa juridike. Sipas Gashit, zgjidhja është ose krijimi i shumicës nga Vetëvendosje ose kthimi në praktikën e mëhershme me votim të hapur. Ai theksoi se vendi rrezikon të mbetet pa institucione, duke cenuar besueshmërinë dhe partneritetin ndërkombëtar të Kosovës. Gashi nuk e përjashtoi as mundësinë për zgjedhje të jashtëzakonshme. Ndërkohë, Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se shkelja e afatit për konstituimin e Kuvendit mund të ketë pasoja juridike dhe ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarim nëse nuk ndodh konstituimi brenda 30 ditëve. Gjykata Kushtetuese e ka publikuar aktgjykimin lidhur me këtë çështje më 26 qershor, pas një kërkese të iniciuar nga AAK.