Arben Gashi

Arben Gashi: Komunikimi me një terrorist si Radojqiç, i cili është në listën e zezë, është një vepër penale

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar lidhur me bisedat telefonike të fundit të publikuara mes shefes së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, dhe terroristit Millan Radojqiç. Gashi u shpreh se këto biseda janë të befasishme për të. Jam çudit, nuk e kam pritur atë lloj komunikimi dhe afërsie. Mimoza është viktimë e Vetëvendosjes. Atë lloj komunikimi dhe negocimi, Mimoza nuk e bën pa u marrë vesh me kryeministrin, sepse janë punë që ai duhet të japë pëlqimin për t’u bërë, tha ai. Gashi gjithashtu shtoi se komunikimi me një terrorist si Radojqiç, i cili është në listën e zezë, është një vepër penale.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Çeku: Në NATO nuk hyn vetëm ushtria, por shteti – dështimi është politik, jo ushtarak

Ish-kryeministri dhe arkitekti i transformimit të UÇK-së në TMK e më pas në FSK, Agim …