Arben Gashi

Arben Gashi: Kosova ka ngecur, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të përgjithshme sa më shpejt

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se Kosova po përballet me ngecje në nivel nacional dhe se zgjidhja e vetme, sipas tij, është mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme në afatin më të shkurtër të mundshëm. Gashi tha se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, është momenti që fokusi të kthehet në nivelin qendror, pasi vendi – siç u shpreh ai – nuk mund të vazhdojë më me improvizime dhe pa një drejtim të qartë politik. “Zgjedhjet lokale përfunduan, rezultatin e morëm, qytetarët folën. Tani është koha t’i kthehemi nivelit nacional, sepse vendi ka ngecur. Kosova nuk mund të ecë më me improvizime e pa drejtim,” ka shkruar deputeti i LDK-së. Ai shtoi se zgjedhjet e përgjithshme janë “zgjidhja e vetme reale për ta rikthyer besimin dhe funksionalitetin institucional”, duke theksuar se Kosova ka nevojë për qeveri që udhëheq, institucione që punojnë dhe politika që zhvillojnë. “Le t’i mbajmë sa më shpejt zgjedhjet, që Kosova të ketë drejtim. Dhe ky drejtim duhet të fillojë tani,” përfundoi Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill në Hagë – dëshmi që konfirmon rolin shtetformues të UÇK-së

Shfaqja e diplomatit amerikan Christopher Hill në Gjykatën e Hagës, në procesin ndaj krerëve të …