Arben Gashi

Arben Gashi: Në seancën e radhës do të diskutohet raporti i Departamentit amerikan për Kosovën

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se në seancën e radhës do të diskutohet raporti i Departamentit amerikan të Shtetit që flet për Kosovën. Gashi ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, për të cilin ka thënë se ka tendenca për kalimin e ligjeve antikushtetuese dhe kapjen e bordeve dhe ndërmarrjeve të pavarura. “Tema që do të diskutojmë do të jetë e një rëndësie të veçantë, raporti i DASh-it. Ne kemi deklaruar vazhdimisht që qeverisja e Albin Kurtit është një qeverisja që ka disa tendenca. E para kalimi i ligjeve antikushtetuese. Tendenca e dytë ka qenë kapja e paligjshme e bordeve dhe agjencive te pavarura që qeveria është treguar e zonja. Dhe e treta ka qenë në vazhdimësi, pengimi i LV-së që të kryhet një nga funksioni kryesor i Kuvendit, duke penguar punën mbikëqyrëse të komisioneve parlamentare. Janë gjashtë komisione hetimore që punën e tyre e kanë bllokuar”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …