Arben Gashi: Nuk i nënshtrohemi asnjë paranoje apo shpate, jemi këtu për me e përfaqësuae interesin e shtetit

Arben Gashi: Nuk i nënshtrohemi asnjë paranoje apo shpate, jemi këtu për të përfaqësuar interesin e shtetit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, është shprehur i ashpër në fjalimin e tij. Në drejtim të Vetëvendosjes ai ka drejtuar kritika duke i parë si paranoja politikat e Vetëvendosjes, dhe duke i cilësuar si “mentalitet” bolshevik. “Nuk i nënshtrohemi asnjë paranoje, sharre apo shpate, jemi këtu për me e përfaqësu interesin e Republikës. Ky vend nuk do t’i nënshtrohet asnjëherë këtij mentaliteti bolshevik. Mentaliteti bolshevik i përfaqësuar këtu do të përfundojë. Beteja e zgjedhjeve është aty, e institucionet janë mbi betejën e paranojës sharrës e shpatës”, është shprehur Gashi. Kuvendi i Kosovës po shqyrton në parim Projektbuxhetin për vitin 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Humbja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve lokale

Zgjedhjet lokale të 9 tetorit në Maqedoninë e Veriut sollën një fitore të thellë për …