Arben Mustafa: Në qeverinë e udhëhequr nga Bedri Hamza pensionistët do të kenë rritje të përhershme të pensioneve

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë e udhëhequr nga Bedri Hamza pensionistët do të kenë rritje të përhershme të pensioneve. Ai ka vlerësuar më tutje se shpërndarja e 100 eurove për pensionistët është e pamjaftueshme. “Me këtë qeveri, pensionistët marrin vetëm 100 euro më shumë gjatë gjithë vitit. Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti, dhe shumë më shumë kushte për përmirësimin e jetës për familjet kosovare” ka shkruar Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …