Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor kanë kushtuar më shtrenjtë krahasuar me vitet e kaluara, por nuk dha një shifër të saktë për koston. Ajo tha se rritja e kostos lidhet edhe me subvencionimin e mjeteve shkollore për prindërit, përveç librave. “Është e vërtetë që kemi dhënë më shumë të holla për prindërit, por ato kanë shkuar edhe për mjete të punës”, u shpreh Nagavci, duke theksuar se fondet nuk janë shpenzuar vetëm për libra, por për gjithë pajisjet shkollore. Mungesa e transparencës për shifrën e saktë ka ngjallur reagime në opinionin publik.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
