Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

Ardian Gjini: Blerim Isufaj rrezikon të bëhet hero i Kosovës, VV-së do t’i vijë turp

Nënkryetari i AAK-së dhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka komentuar zhvillimet rreth hetimit ndaj ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, duke thënë se aksioni i Prokurorisë Speciale nuk duhet personalizuar. Gjini theksoi se Prokuroria është institucion dhe jo individ, duke kundërshtuar deklaratat që e cilësojnë këtë veprim si personal i kryeprokurorit Blerim Isufaj. Sipas tij, “Isufaj rrezikon të bëhet hero i Kosovës”, në një kohë kur, siç u shpreh ai, shumë zyrtarë të Vetëvendosjes do të përballen me ndjenjën e turpit për qëndrimet e tyre. Reagimi i Gjinit vjen pas kritikave të ashpra të ministres në detyrë të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila e quajti aksionin “inskenim të gërditshëm” dhe të drejtuar nga Isufaj.

Kontrolloni gjithashtu

Përfundon takimi Kurti–Limaj, ende pa marrëveshje të qartë

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir …