Ardian Gjini: Kur Ramush Haradinaj ishte kryeminster dhe Kosova po shkonte drejt sanksioneve ai ka dhënë dorëheqje

Ardian Gjini: Jam bindur se në raundin e dytë do ta mposhtë kandidaten e Vetëvendosjes për Gjakovën, Mimoza Kusari

Kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjakovës do t’i nënshtrohen edhe njëherë procesit zgjedhor për shkak se kanë shkuar në balotazh nga raundi i parë. AAK-ja ka marrë 46 për  qind të votave, ndërsa Vetëvendosja 37përqind të votave. Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini tha se është i kënaqur edhe me këtë rezultat. “Detyrimisht duhet të jemi të kënaqur, kemi fituar edhe për asamble, jemi partia më e madhe në Gjakovë për asamblenë komunale, është lajm i mirë. Jemi fitues në raundin e parë edhe për kryetar komune, të gjithë do të dëshironim që të ishte mbyllë që në raundin e parë, por do ta mbyllim në raundin e dytë besoj pa asnjë problem” tha Gjini. Ai gjithashtu u shpreh i bindur se në raundin e dytë do ta mposhtë kandidaten e Vetëvendosjes  për Gjakovën, Mimoza Kusari-Lilën.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …