leoni

Ardian Kastrati

Ardian Kastrati: Albin Kurti mbanë fjalime patetike, ndërkohë sa njeri vuan prej virusit dhe ka nevojë për ndihmën  e Qeverisë

Kurti, dje  në panelin e Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, prapë i paska shitur mend Bashkimit Evropian. Kurti paska thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë në arritjen e një marrëveshje të SEFTA-se (propozim i Kurtit), ku do të përfshihen katër elemente, etj, etj, etj, etj.

Goxha mirë. Bravo djalosh. Eeee gjynahit, këtij të shkretit po i duket vetja si Fan Noli.

Imagjinoni se si ndihen aty disa kryeministra  të Ballkanit që i kanë ekonomitë e ushtritë shumëfish më të zhvilluara se Kosova kur ky ju mban ligjërata. Imagjinoni se si ndihen përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kur ligjërata për zgjerimin dhe integrimet në BE ju mban kryeministri i vendit më të varfër prezent aty në tavolinë.

Imagjinoni se si ndihen aty ata diplomatë kur ligjërata ju mban kryeministri vendi i të cilit shënon rekorde me të vdekur nga Covid dhe që ka më së paku të vaksinuar.

Natyrisht, disa të Ballkanit qeshin me cinizëm e të tjerët ndihen të tallur nga Kurti. Ama ky se ka gajle gjendjen faktike në terren. Si gjithë, me rëndësi për të është me marrë pak vëmendje para kamerave.

Ec more mos i mbaj ligjërata perëndimit që ka investuar milionat në Kosovë e që ushtarët e tyre t’i ruajnë kufijtë e Kosovës. Ec puno diçka se bëhesh hor si Afganistani!

A është në tokë të Zotit ky njeri? Atje pasi e pi do verë e alkool ju shet mend Evropës!

Këtu në terren Arben Vitia ( Arben barcoleta) vjen i rrezitur prej detit e neve na vdesin dhjetëra njerëz në ditë, refuzohen donacione të vaksinave që kanë mund me shpëtu jetë njerëzish, me mijëra vaksina hedhën jashtë përdorimit, në vikend nuk vaksinojnë, nuk ka ekipe mobile etj.

Gjynah prej popullit të shkretë! Vdekja po u troket në derë çdo ditë ndërsa vaksina e termine s’ka, e kryeministri “i mençëm” po i mban ligjërata perëndimit.

Problemi është që ai s’po di çka me rrejt ma! Më herët për çdo problem në këtë vend për 20 vjet me radhë thoshte opozita i ka fajet. Madje edhe shi e borë kur ka ra, sipas tij, opozita e sotshme i kishte fajet. Tash, Covidi është problem i ri, i ka një vit e jo 20 vjet, kështu që e ka problem me gjetë rrenën e radhës. Edhe pse ky të befason! Veç kur të del një ditë e të thotë Kadria e Hashimi kanë gisht në laboratorin e Wuhanit në Kinë prej nga ka shpërthy Covidi.

Marre çka bënë ky njeri para syve të qytetarit. Përderisa ky e argëton veten me fjalime patetike, ndërkohë sa njeri vuan me shpirt prej virusit e ka nevojë për ndihmën  e qeverisë.

Politikë e gërditshme. Demagog patetik!

Kontrolloni gjithashtu

“Fronti Europian” hap shtabin zgjedhor në Likovë, Osmani: Misioni i presidentit të parë shqiptar është pjesë e mozaikut të madh të lirisë

Naim Bajrami: Bashkë ta ndërtojmë Frontin e sovranit për barazi, drejtësi, legjitimitet, demokraci dhe dinjitet

Fronti Europian ka njoftuar gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare për …