Deputeti i Vetëvendosjes, Hydajet Hyseni ka thënë se zgjedhjet të reja do të ishin një absurd i llojit të vet. Dhe do të bëheshim ndër popujt që bëjnë zgjedhje me së shpeshti pa arsye pa gjasa që të ndryshojë diçka. Kosovës i duhen ndryshime pozitive dhe ato janë në proces”, tha ai, Ndërkohë deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi tha se Albin Kurti është vetë ai që mund ta dërgojë vendin në zgjedhje, sepse llogarit që i ka më shumë se 50% të fuqisë politike. Ajo thotë se dialogu është një proces në të cilin Qeveria Kurti do të duhej të ishte transparente me opozitën dhe korrekte me partnerët strategjik sidomos me ShBA-në dhe BE-në, Nëse vazhdojnë me këtë tempo atëherë unë mendoj që ose do të kemi dështim ose zgjedhje.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
