Arifi: Qeveria e Kosovës nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në një proces të ridizajnimit të kufijve në Ballkan

Arifi përgënjeshtroi njoftimet se Britania e Madhe ia ka refuzuar vizën kryeministrit Haradinaj

Shefi i kabinetit të kryeministrit, Ramush Haradinaj, Avni Arifi ka përgënjeshtruar mediet të cilat njoftonin se Britania e Madhe ia ka refuzuar vizën kryeministrit Haradinaj. Ai ka thënë se këto njoftime janë shpifje. Ne kemi apliku për Britani të Madhe, por nuk kemi asnjë përgjigje pasi merr kohë deri sa të kthehet një përgjigje, kurrkush nuk jep përgjigje brenda ditës. Shefi i kabinetit të kryeministrit, Ramush Haradinaj, Avni Arifi ka shtuar më tutje se është një procedurë që kalohet për të marr vizë dhe, nuk ka asnjë arsye negative që kryeministrit Haradinaj t’i refuzohet viza.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …