leoni

Arma e heroinës, Salë Jasharit, u gjet në shtëpinë e saj, ku ajo u bëri roje bijve e bashkëluftëtarëve të tyre, për vite me radhë

Arma e heroinës, Salë Jasharit, u gjet në shtëpinë e saj, ku ajo u bëri roje bijve e bashkëluftëtarëve të tyre, për vite me radhë

Arma e heroinës, Salë Sheremet Jashari, është gjetur në shtëpinë e saj, në Prekaz,  ku u bëri roje bijve dhe bashkëluftëtarëve të tyre, për vite me radhë. Nëna heroinë, deri në fishekun e fundit kishte luftuar me armikun serb, në shtëpinë ku mbetën të vrarë ajo dhe 14 anëtarë të tjerë të familjes. Dëshmi për qëndresën e saj  është  arma me të cilën ka luftuat  nëna Salë Jashari  kundër i ushtrisë serbe për çlirimin e këtij vendi. Po bashkë me këtë armë lidhet  edhe një ngjarje shumë e rëndësishme sepse  pikërisht në Betejën e Likoshanit më 28 shkurt të vitit 1998, djali i saj, Musë Jashari, gjatë luftimeve kishte marrë katër plagë. Në momentin kur nëna e tij e viziton Musa i kishte thënë nënës Salë: “Nënë këtë armë po ta jap që ta kthesh në kullën tonë e nëse unë nuk jam, lufto deri në fund”.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …