Ministri i Mbrojtjes, ka bërë të ditur se janë duke vazhduar me sukses operacionet trajnuese të FSK-së krah Forcave Amerikane në kuadër të stërvitjes “DEFENDER-Europe 21”. Ministri Mehaj përmes një postimi në rrjetin social ka shkruar se, Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngushtë dhe të përhershëm më Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe forcat e saj si dhe gatishmerinë e plotë për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
