Armend Mehaj: Ushtarakët tanë cilët studiojnë në Mbretërinë e Bashkuat janë aseti i çmuar i ushtrisë së Kosovës

Armend Mehaj: Ushtarakët tanë që studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar janë aseti i çmuar i ushtrisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kolonel Ejup Maqedonci të hënën kanë realizuar një takim virtual me ushtarket dhe ushtarakët e Kosovës të cilët po studiojnë në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar. Me këtë rast Mehaj thotë se këta ushtarakë janë kreanri dhe aseti i çmuar i ushtrisë së Kosovës. “Së bashku me kryeministrin Kurti dhe kolonel Maqedoncin, realizuam një takim virtual me ushtaraket dhe ushtarakët tanë, të cilët janë duke studiuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar. Ushtaraket dhe ushtarakët tanë, me sukseset në studimeve dhe performancën e tyre në akademinë e mirënjohur në Sandhurst, sikur edhe në akademitë tjera, janë krenaria dhe aseti më i çmuar i ushtrisë sonë”, ka shkruar Mehaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …