Armend Zemaj

Armend Zemaj, e ka quajtur jonormale mospraninë e Qeverisë në seancën ku po diskutohet për shtrenjtimin e rrymës

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e ka quajtur jonormale mospraninë  e Qeverisë në seancën ku po diskutohet për shtrenjtimin e rrymës. Gjatë fjalës së tij, ai tha se asnjë temë tjetër nuk është më e rëndësishme se ajo për rrymën, madje ironizoi me kryeministrin Kurti. “Të debatojmë kush është prindi i prindit e që nuk është gjyshi dhe shumë gjëra të tjera që hidhen këtu e që s’janë të nevojshme, s’janë të arsyeshme e as nuk e mbulojnë rritjen e pa analizuar mirë dhe të dëmshme për energjinë elektrike. “Rritja e energjisë elektrike ka ndodhur dhe po  ndodh në shpërputhje të plotë me gjendjen ekonomike në vend. LDK dje e ka treguar edhe një fakt që është shtetet tjera po thonë që ka krizë energjetike, e kanë larguar TVSh-në, me këtë vendim keni dyfishuar  TVSh-në, kjo është e padrejtë. Zemaj kërkoi që  askush të   mos dalë nga salla e Kuvendit derisa të merret një vendim që ndalon rritjen e energjisë elektrike.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …