Armend Zemaj

Armend Zemaj: LDK do të votojë kundër kandidatit të VV-së për kryetar Kuvendi

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka konfirmuar se partia e tij do të marrë pjesë në votimin për kryeparlamentar që mbahet nesër. Ai tha se vota e LDK-së do të jetë kundër kandidatit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Në seancat e fundit, kandidatura ka qenë Albulena Haxhiu, por Zemaj theksoi se qëndrimi i LDK-së është i njëjtë, pavarësisht emrit. “Vota jonë kundër është pjesë e vendimmarrjes, me qëndrim politik të qartë”, tha ai në emisionin “DPT te Fidani”. Zemaj sqaroi se LDK nuk ka ndonjë preferencë për emrin e kandidatit. Ai akuzoi VV-në për mungesë bashkëpunimi dhe sjellje arrogante në Kuvend. LDK e konsideron këtë votë si formë kundërshtimi ndaj qasjes politike të VV-së. Ai mohoi që kjo të jetë tentativë për bllokim, duke e quajtur përgjegjësi institucionale. Votimi pritet të zhvillohet mes tensioneve politike për drejtimin e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi

PSD kritikon ftesat e Kurtit për opozitën: Kuçi e quan përpjekje për delegjitimim politik

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka komentuar ftesat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, …