Arrihet dakordim për investime në rrjetin energjetik në Komunën e Junikut

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, bashkë me Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj u pritëm në takim nga Drejtori për Investime Hasan Oz dhe Drejtori për Bashkëpunim me Komuna, Avni Alidemaj dhe bashkëpunëtor.

Kryetari Kuçi njoftoi për gjendjen e aktuale energjetike në komunën e Junikut. Gjithashtu prezantoi prioritetet dhe objektivat e Komunës me theks te veçantë, ndërtimin e rrjetit dhe stacionit energjetik 110 KV dhe shtrirjen e rrjetit energjetik në Bjeshkët e Gjeravicës, si parakushte për zhvillimin ekonomik, në veçanti zhvillimin e Turizmit.

Në takim palët, arritën dakordim të plotë për ndërtim e kapaciteteve të lartpërmendura energjetike, në interes të qytetarëve, bizneseve, investitorëve dhe perspektivës së Turizmit në Bjeshkët e Gjeravicës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi ofron mbështetje për gratë në sektorin e bujqësisë, në punët artizanale në politikë e vendimmarrje

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka takuar gra nga pjesë të ndryshme …