Jokai Mor: Kapitull nga romani: “Luani i Janinës”, roman i përkthyer në gjuhën shqipe, në dorëshkrim

Jokai Mor: Kapitull nga romani: “Luani i Janinës”, roman i përkthyer në gjuhën shqipe, në dorëshkrim

XIV

Hurshid Pasha

Gasko-bej gjiganti, që u tregua i  paaftë në luftë, u kap nga Suliotët në një sulm gjatë natës. Ushtria e tij u shpërnda nën muret e Janinës dhe Ali Pasha u bë përsëri sundimtari  absolut i Epirit.

Pastaj, si rrufeja që vjen nga qielli, krejt  papritur e paparashikuar nga Selaniku doli në skenë një emër,  të cilën së shpejti do të njihte gjysma e botës, ai ishte Hurshid Pashai.

Ishte një burrë me shtat të vogël dhe të dobët, por karakteristikat e tij ishin shumë ndryshe nga tiparet e racës osmane, sepse ai kishte një profil  delikat, një mjekër të ndritshme e mustaqe të verdha,  sy të kaltër me vetulla të holla, tipare këto  të cilat i jepnin një karakter të veçantë fytyrës së tij. Për më tepër ai në ndërmarrjet e tij ushtarake ishte treguar i  pagabueshëm, kishte  një mendje të thellë dhe të freskët,  me guxim e vendosmëri.

Dhjetë mijë luftëtarë e shoqëruan komandantin e ri që mbante në rrethim  Janinën, e cila u rrit në tridhjetë mijë qysh në betejën e parë. Kleoni dhe ushtritë e Ypsilantit u shpërndanë, ndërsa forcat e shpërndara  të Gasko beut u mblodhën rreth flamurit  të Hurshid Pashait.

Derisa Ali Pasha po mbronte Janinën, udhëheqësit e kryengritësve grekë kishin rrethuar kështjellën e Artës, të cilën e  mbronte Salih Beu me një garnizon të  vogël të ushtarëve.

Paraardhësi i Hurshid Pashës, Gasko beu, kishte bërë gabimin e parë të madh  duke rrethuar Janinën dhe duke u përpjekur të ta mbronte  Artën.  në të njëjtën kohë, dhe kështu  ai i humbi të dyja  qytetet. Komandanti i ri kishte  vepruar në një plan tjetër. Ai e dinte mirë se nuk ishin të gjithë kryengritësit grekë të bashkuar, por edhe gjysma e tyre ishin po aq  të rrezikshëm sa edhe Ali Pashë Tepelena. Për fillim e kishte lënë në mëshirë të fatit  Salih Pashën dhe të gjitha  energjitë e tij i kishte vënë në luftë kundër Janinës.

Një njeri ka ardhur me të vërtetë kundër teje, o Ali Pasha! Një burrë trim, dinak si ti; nëse ti je një dhelpër dinake, ai është si një shqiponjë që fluturon mes  shkëmbinjve, nëse ti je një tigër, ai është një gjarpër me bishtin e gjatë dhe me kokën e tigrit.

Ali Pashai kishte  kërkuar ndihmën e  Kleonit dhe Artemisës në mënyrë që ata  të nxitonin për t’ i shkuar në ndihmë, por të dërguarit nuk u kthyen në Liqe. Udhëheqësit grekë i thanë jo thirrjes së tij. Çdokush tjetër do të kishte gjetur ndonjë shpjegim për mungesën e tyre, por Aliu nuk i dha rëndësi veprimit të tyre.

Grekët thanë mes vete: “Le të dridhet përbindëshi i vjetër, le të hidhet në hendek. Ai do të jetë i kufizuar për të bërë një luftë për jetë a vdekje, për të shpëtuar mjekrën e tij të thinjur. Kur e kemi pushtuar Artën nga aleati ynë i urryer (sepse ata e urrenin  pavarësisht se shfaqeshim miq të mirë ), atëherë ne do të shkojmë ta  shpëtojmë, do ta lirojmë dhe do ta lëmë atë të jetojë edhe ndonjë ditë më gjatë.

Ali Pashë Tepelena ishte shumë i vetëdijshëm se çka kishin folur ata për të. Ai e dinte mirë se ata e urrenin, dhe me kënaqësinë më të madhe  do ta linin të humbiste. E vetmja  arsye,  që grekët duhej të bënin aleancë me Aliun ishte se Kalaja e tij ishte e mbushur me  thesare armë dhe municion, dhe ishte “hazneja” ku furnizoheshin të gjithë kryengritësit.

Nëse kalaja do të merrej nga turqit, ata do të privoheshin nga ato thesare që i kishte grumbulluar koka e tij!

Një ditë Suliotët ngritën kampin e tyre para kështjellë së  Artës, para se të kishin dëgjuar lajmin e tmerrshëm se  Hurshid Pasha kishte pushtuar  Lithanicën dhe Gjulinë dhe të dy kalatë e periferive të kështjellës së Janinës. Po ashtu,  ai me një sulm të rrëmbyer,  i kishte kthyer forcat e Aliut në kështjellë. Lajmi ishte i mbushur me tmerr. Nëse do të binte Janina, të gjithë kryengritësit  do të humbnin burimin primare të furnizimeve  të tyre. Thesaret që Aliu kishte shpërndarë në mesin e grekëve nga  një dorë plangprishëse do të bienin menjëherë në duart e Sulltanit, dhe pastaj do të ishte në gjendje të siguronte Epirin me  një goditje të vetme.

Ushtria greke nën komandën e Marko Boçarit menjëherë u nis nga Arta për në  Janinë. Aliu e njihte atë edhe më parë. Spiunët e Boçarit  i kishin vrarë përmes kampit të Hurshidit. Ata  ishin në rrugën e tyre për “Te pesë puset”dhe se ai duhej të dërgonte atje ushtarët e tij  për t’u takuar.

– Nuk ka nevojë për  kurrë farë takimi ishte përgjigjur Aliu, me një buzëqeshje të ftohtë. Unë jam mjaft i aftë për të mbrojtur veten në Janinë, për tre muaj, kundër çdo forcë që mund të ngrihet kundër meje. Është shumë më e nevojshme ta pushtoni Artën. Kthehuni prapa, dhe i thoni Marko Boçarit: – Mos eja në Janinë por shkoni e luftoni kundër Salih Pashës. Ali Pashë Tepelena  është mjaft i fortë për ta mbrojtur vetë Janinën.

Boçari e kishte  kuptuar lojën dinake të  luanit të vjetër. Ai nuk donte në asnjë mënyrë që forcat greke të  hyjnë, në Janinë. Ai kishte vendosur  të mbrohej vetë deri në pikën e fundit. Të gjitha forcat që kishte përbëheshin  nga katërqind e tridhjetë shqiptarë besnik, por ky numër ishte  i mjaftueshëm për t’u shërbyer me armët që kishte brenda. Edhe nëse vetëm një e dhjeta e asaj  forcë do  t’ i mbetej  atij, ajo do të ishte e mjaftueshme  për të mbrojtur Kullën e Kuqe. Por nëse edhe vinte te më e keqja, vetëm Aliu do të ishte i mjaftueshëm për ta hedhur tërë  vendin në ajër.

Atje,  Aliu kishte akumuluar të gjitha thesaret e tij, të gjitha armët e municionin e tij. Atje i kishte të gjitha korrespondencat  me princat e gjysmës së Perandorisë dhe haremet e tij.  Në bodrumin poshtë kullës kishte  grumbulluan një mijë fuçi barut. Mjaftonte vetëm një prej atyre fuçive  në dhomën e Aliut dhe vetëm  disa pishtarë për të ndezur fitilat e fuçive të tjera të mbushura me barot.

Kushdo që donte të vinte te koka Aliut nuk do të  kishte ardhur për të mirën e kokës së vet.

Marko Boçari i pezmatuar në qëndrimin e Aliut ishte kthyer në Artë, dhe jo shumë kohë pas  sulmit të grekëve ushtria turke kishte ngritur  kështjellën në erë dhe ishte shpërndarë. Ushtarët në fakt kishin luftuar deri në fishekun e fundit.

Aliu kishte përjetuar edhe njëherë  kënaqësinë e tij  të shihte se si binin  një nga një  armiqtë e tij, se si po përulej Salih Pasha. Deri tani të gjithë ata që kishin luftuar kundër tij dhe kishin qenë armiqtë e tij të përbetuar e të zemëruar, armiqtë personalë, pretendues të  pasurisë së tij. Ai me një ndjenjë të fortë krenarie kënaqej kur i shinin se po bëheshin pluhur para tij, por kjo nuk vlente për Hurshid  pashën. Ai po tregohej mjaft indiferent në raport me Aliun dhe shtirej sikur nuk dinte asgjë për intrigat e tij. Ai kurrë nuk kishte qenë armiku i Aliut dhe nuk kishte pasur arsye për ta urryer atë. Ky mendim e bëri Aliun të shqetësohej tejmase.

Kur Hurshid pasha kishte bërë një shëtitje rreth hendeqeve të kështjellës edhe pse ishte zbrazur një gjyle në ajër, si shenjë paralajmërimi, ai nuk ishte treguar frikë as zemërim, meqë ishte larg vendit ku ishte zbrazur  gjylja.

-Lëreni atë, kishte urdhëruar Aliu, ne kurrë nuk do të jemi në gjendje ta vrasim këtë njeri. Sesi e kishte ndier në trupin e tij se fuqia fizike e  kishte tradhtuar dhe i dukej vetja sikur i gjymtuar.

Ai e ftoi Hurshid Pashën që të ndërmjetësonte te Sulltani, në mënyrë të mund të rivendosen marrëdhëniet dhe të paguante favoret, duke ofruar në një rast të tillë një pjesë të thesareve në dispozicion të Stambollit  dhe ta kthente ushtrinë kundër grekëve.

Hurshidi kërkoi një siguri për këtë qëllim kur i kishte  shkruar, ndërkohë që Aliu ishte pajtuar. Ai dokumentin me zotimet e Aliut nuk e kishte dërguar te Sulltani, në Stamboll por te Suliotët në Artë, që ata të shihnin sesi  Aliu ishte gati  t’i tradhtonte. Grekët, me neveri, e braktisën Aliun. Kjo tradhti e fundit i tronditi kur ata ishin në  vetë zenitin e fitoreve të tyre. Ata prisnin një aleat të fuqishëm kundër  Hurshid Pashës, i cili ishte treguar mjaft dinak që të përdorte tradhtinë mes forcave të armiqve të tij dhe t’ i nënshtronte ata me përbuzje. Ky ishte superioritet intelektual ishte garancia e suksesit të  armëve të tij. Komandanti turk kishte kohë të mjaftueshme për t’ia zgjatur dorën e pajtimit, jo  Aliut, por Suliotëve.

Ali Pashë Tepelena kishte mbetur vetëm në Kështjellën e Janinës duke pritur ardhjen e çlirimtarëve  suliotë, të cilët ishin  kthyer në fshatrat e tyre. Artemisa mbante në shpirt një gëzim sekret kur mendonte se një ditë do ta pushtonte  Kullën e kuqe, në të cilën Pashai ia kishte prerë kokën të dashurit të saj. Por tani  ishte e dëshpëruar nga armiqtë, duke pritur me shpresë kot që suliotët e hidhëruar do të nxitonin ta dorëzonin atë.

Rebelimi i Epirit ishte nënshtruar tashmë nga Hurshid Pasha. Ishte vetëm një pikë në të gjithë perandorinë që ende  shkëlqente me një zjarr të rrezikshëm, ishte Janina krenare që nuk mposhtej.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …