Interesim i lartë i diasporës: Mbi 10 mijë qytetarë votuan deri në mesditë në përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës po zhvillohet sipas planifikimeve, me një pjesëmarrje të konsiderueshme të qytetarëve deri në orët e para të pasdites. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, deri në orën 13:00, nga 27,724 votues të regjistruar për votim në ambasada dhe konsullata, kanë votuar 10,804 qytetarë, që përbën 38.97 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar se të drejtë vote në përfaqësitë diplomatike kanë vetëm qytetarët që paraprakisht janë regjistruar për këtë formë votimi gjatë periudhës së regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës. “Në listën votuese të dërguar në përfaqësitë diplomatike figurojnë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur votimin fizik në ambasada dhe konsullata”, ka deklaruar Elezi. Ai bëri të ditur se procesi i votimit po zhvillohet në 47 vendvotime, të vendosura në 17 ambasada dhe 13 konsullata të Republikës së Kosovës, të shpërndara në 18 shtete të ndryshme. Sipas KQZ-së, numri i përgjithshëm i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar në 30 përfaqësi diplomatike arrin në 27,724, ndërsa procesi po konsiderohet një test i rëndësishëm për pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhjet e përgjithshme.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …