Rrahman Jasharaj: Partitë premtojnë shumë për arsimin, por sfida mbetet zbatimi i premtimeve

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se partitë politike tradicionalisht prezantojnë programe ambicioze për arsimin gjatë fushatave zgjedhore, por sfida kryesore mbetet realizimi i tyre pas marrjes së pushtetit. Jasharaj tha se punëtorët e arsimit presin që qeveria e ardhshme të ketë qasje më të hapur ndaj dialogut social dhe të trajtojë me seriozitet kërkesat e sektorit të arsimit. “Partitë kanë dalë gjithmonë me programe të mira për arsimin. Mirëpo, tjetër është fushata dhe tjetër realiteti. Uroj që atë që e premtojnë ta realizojnë kur të vijnë në pushtet”, tha ai. Sipas kreut të SBASHK-ut, një nga shqetësimet kryesore gjatë mandatit të fundit ka qenë mungesa e dialogut institucional me sindikatat dhe përfaqësuesit e arsimit. Ai theksoi se kërkesa e parë e SBASHK-ut ndaj qeverisë së re do të jetë rikthimi i dialogut të rregullt me punëtorët e arsimit, pasuar nga nënshkrimi i kontratës kolektive dhe përmirësimi i pagave. “Presim një qeveri që i mban dyert e hapura për dialog dhe që i kupton hallet e punëtorëve të arsimit. Kërkesat tona do të jenë dialogu, kontrata kolektive dhe ngritja e pagave, në mënyrë që ato të afrohen me nivelin e pagave që kanë kolegët tanë në vendet e rajonit”, u shpreh Jasharaj. Ai shtoi se përveç çështjeve financiare, mbeten prioritare edhe përmirësimi i infrastrukturës shkollore, krijimi i kushteve më të mira për mësimdhënie dhe përshpejtimi i procesit të digjitalizimit të sistemit arsimor në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal ndaj Hysen Berishës, deklaratat televizive nuk u cilësuan vepër penale

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë kallëzimin penal e paraqitur ndaj ish-deputetit Hysen Berisha, …