Bashkimi Evropian ka marrë vendim që të vendos misionin vëzhgues të zgjedhjeve në Kosovë. Tashmë në Prishtinë kanë ardhur ekipi kryesorë i përbërë nga 10 ekspertë zgjedhorë, ndërsa në mes të shtatorit misionit do t’i bashkohen edhe 22 vëzhgues afatgjatë. Prania e vëzhguesve ndërkombëtar erdhi pas ftesës së kryetares së Kosovës, Vjosa Osmani. Shefi i Misionit Vëzhgues, Lukas Mandl është shprehur se është i kënaqur që i është besuar përgjegjësia për udhëheqjen e këtij misioni të BE-së, për çka ka shtuar se beson se misioni do t[i sjellë vlerë të shtuar procesit zgjedhor.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
