Profesori dhe ish-ministri i Kosovës, Arsim Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj funksionimit të Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si një përpjekje të hapur për të shtrembëruar të vërtetën historike të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës. Sipas Bajramit, kjo gjykatë është ndërtuar mbi bazën e një raporti të rremë dhe të montuar nga Dick Marty, i cili është sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia. Ai thekson se edhe pas dekonspirimit të këtij raporti, Këshilli i Evropës ka dështuar të sqarojë të vërtetën, duke lejuar që paragjykimet për luftën e UÇK-së të përhapen në opinionin ndërkombëtar. “UÇK-ja ishte një lëvizje e drejtë çlirimtare, që krijoi aleancë me NATO-n dhe SHBA-në, dhe nuk duhet të gjykohet mbi bazën e një mashtrimi politik”, theksoi Bajrami, duke shtuar se Këshilli i Evropës mban përgjegjësi jo vetëm morale, por edhe juridike për lejimin e një procesi të tillë të padrejtë. Ai paralajmëroi se heshtja ndaj këtij padrejtësimi historik rrezikon të dëmtojë jo vetëm imazhin e Kosovës, por edhe vetë parimet e drejtësisë ndërkombëtare.
