leoni

Zyrtari i lartë i PDK-së, Arsim Bajrami, nuk do të jetë më pjesë e strukturave drejtuese të partisë

Arsim Bajrami: Kosova në pikën më të ulët të funksionimit institucional

Kosova po përballet me një nga momentet më të rënda të degradimit institucional, ka deklaruar Arsim Bajrami, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ai e cilësoi situatën aktuale si më të rëndën në historinë e re politike të vendit, duke theksuar se mungesa e formimit të institucioneve po dërgon mesazhe shqetësuese tek partnerët ndërkombëtarë për kapacitetin qeverisës të shtetit. Sipas Bajramit, vonesat e vazhdueshme në konstituimin e institucioneve mund të jenë të ndikuara nga interesa politike, por dëmet që po i shkaktohen shtetësisë janë serioze dhe të pakthyeshme. “Jemi dëshmitarë të një degradimi që ka tejkaluar edhe krizat e zakonshme politike. Pamundësia për të formuar institucione është një sinjal alarmues që rrezikon funksionimin e shtetit dhe imazhin tonë ndërkombëtar,” – tha Bajrami. Ai bëri thirrje për përgjegjësi dhe reflektim, duke paralajmëruar se vazhdimi i këtij ngërçi institucional mund të ketë pasoja afatgjata për demokracinë dhe stabilitetin në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Kurti, po e mban peng Kosovën – ngërçi politik s’mund të zgjasë pafund

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar ashpër kryeministrin në detyrë, …