Arsim Bajrami

Arsim Bajrami thotë se 7 Marsi – Dita e Mësuesit, është një ditë e veçantë në kalendarin e arsimit kombëtar

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka thënë se 7 Marsi – Dita e Mësuesit, është një ditë e veçantë në kalendarin e arsimit kombëtar. Ai tha se në këtë ditë, kujtojmë rolin historik të mësuesit shqiptar që nga fillet e arsimit shqip. “Kujtojmë përkushtimin dhe sakrificën e tyre në përhapjen dijes dhe kontributin e tyre në emancipimin e shoqërisë dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare. Roli i mësuesit është shumë i rëndësishëm për  edukimin e brezave të rinj, të cilët do ta fuqizojnë familjen dhe shtetin tonë. Vetëm me kontributin tuaj, ne do të mund të përshpejtojmë rrugën drejt një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Jam i bindur se së bashku mundemi që Kosovës t’ia krijojmë një sistem të avancuar të edukimit”, thuhet në urimin e ministrit Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu, kritikon ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e  Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrjen e …