Rrustemi: 200 familje janë privuar nga ndihma sociale, me arsyetimin se kanë punuar si komisionerë në ditën e zgjedhjeve

Artan Abrashi e Adnan Rrustemi: Janë të papranueshme deklaratat e KFOR-it, që çështja e barrikadave të zgjidhet me dialog

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi dhe Adnan Rrustemi, i konsiderojnë të papranueshme deklaratat e KFOR-it se çështja e barrikadave në veri duhet të zgjidhet me dialog. Deputetët kanë kërkuar intervenim të menjëhershëm largimin e barrikadave qoftë nga KFOR-i, qoftë nga Policia e Kosovës.  “KFOR-i kërkoi pak kohë për heqje barrikadash, ndërkaq sot kur u bënë 14 ditë thotë të zgjidhet kjo çështje me dialog. Si ndodhi kjo që nga pak kohë për heqje të barrikadave të kalojmë te negociimi me krimin dhe bandat kriminale e të armatosura. Kjo është vërtetë e papranueshme. KFOR-i të përmbush misionin e tij ose barrikadat i heq Policia e Kosovës ashtu siç ka shprehur gatishmërinë dhe ka kapacitetin. Rendi dhe ligji nuk mund të dialogojnë me bandat kriminale, thonë ata.

Kontrolloni gjithashtu

Eshtra të dyshuar të viktimave të luftës gjenden në veri të Mitrovicës

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka bërë të ditur se në një pjesë të …